Katër ditë pas sulmit terrorist, dy pikat kufitare në Republikën e Kosovës akoma të mbyllura

Katër ditë pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, pikat kufitare në Bërnjak e Jarinjë po vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Dy pikat kufitare u mbyllën të dielën, pas vrasjes së rreshterit Afrim Bunjaku dhe tensionimit të situatës në veri të vendit, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se përveç rreshterit Afrim Bunjaku, të vrarë mbeten edhe katër terroristë serbë nga Policia e Kosovës.