Kaos në Parlamentin e Serbisë: Opozita bllokon seancën, kërkojnë zgjedhje të parakohshme (Video)

Parlamenti i Serbisë këtë të martë u përfshi në kaos, pasi deputetët e opozitës bllokuan punimet e seancës, transmeton Portalb.mk.

Opozita serbe paralajmëroi më herët se do të bllokojë punën në parlament, ndërsa kërkoi zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare dhe zgjedhe për Beogradin deri në fund të vitit.

Pas miratimit të rendit të ditës të seancës së pestë të jashtëzakonshme të Parlamentit, disa deputetë u ngritën nga vendet e tyre dhe me britma dhe fishkëllima penguan punën e parlamentit dhe prezantimin e kryeministres së Serbisë, Ana Bënabiq për ribalancin e buxhetit.