ISIS-i dha detaje të reja për sulmin në Moskë
Grupi Shteti Islamik (ISIS) ka lëshuar një deklaratë vijuese duke ofruar më shumë detaje rreth sulmit të së premtes në një sallë koncertesh në periferi të Moskës, për të cilin e ka marrë përgjegjësinë.
Detajet e reja – të publikuara përmes llogarive të grupit IS në aplikacionin e mesazheve Telegram, thonë se katër sulmues ishin të përfshirë në sulmin vdekjeprurës dhe përfshin një foto që pretendon se tregon katër sulmuesit, të gjithë të maskuar. Përditësimi vjen nga gazeta e grupit Amaq, e cila ishte edhe burimi i pretendimit fillestar.
Asnjë nga dy deklaratat e IS Amaq nuk tregoi se cila nga degët rajonale të ISIS-it ishte përgjegjëse për sulmin, raportoi BBC.
Për sa i përket motivit, Amaq thotë se “sulmi vjen në kontekstin e luftës normale të vazhdueshme midis Shtetit Islamik dhe vendeve anti-islame”.
Zëdhënësi i ISIS-it ka thënë se sulmi është kryer nga “luftëtarë” të cilët ka thënë se ishin të armatosur me “mitralozë, një armë, thika dhe bomba ndezëse”.
Rusia nuk ka komentuar ende mbi pretendimet, por SHBA-ja ka thënë se është e besueshme që grupi i Shtetit Islamik mund të qëndrojë pas sulmit.