Inspektorati i Ndërtimit ndaloi ndërtimin e një objekti në Çarshinë e Vjetër të Ohrit

Inspektorati Shtetëror për Ndërtim dhe Urbanizëm ka lëshuar vendim për ndalimin e ndërtimit të një objekti të vendosur në zonën e mbrojtur të qendrës së vjetër të qytetit të Ohrit, përkatësisht në Çarshinë e Vjetër të Ohrit. Vendimi është lëshuar pas kontrollit të jashtëzakonshëm dje, transmeton Portalb.mk.

Gjatë inspektimit, inspektorët e ndërtimit kanë konstatuar shkelje të dispozitave të Ligjit për Ndërtim, përkatësisht se investitori po ndërtonte pa leje ndërtimi për objektin specifik.

“Në kuadër të kompetencave të tij ligjore, Inspektorati për Ndërtim dhe Urbanizëm ka lëshuar një vendim me numër IP 1br 74-137 nga një mbikëqyrje e jashtëzakonshme inspektuese, i cili ndalon ndërtimin dhe mbyll objektin për aktivitete të mëtejshme ndërtimi. Kundër investitorit do të ngrihen padi përkatëse në përputhje me rregulloret ligjore”, informon Ministria e Transportit.

Transporti shton se mbrojtja e bërthamës së vjetër të qytetit të Ohrit është parandalimi i veprimeve, fenomeneve dhe ndikimeve që mund të shkaktojnë dëmtimin e saj, ndryshimin e pakthyeshëm, shkatërrimin ose degradimin.

Kujtojmë se në nëntor të vitit 2024, Prokuroria Themelore Publike e Shkupit, pas kryerjes së procedurës hetimore, ngriti aktakuzë kundër një personi 60-vjeçar për shkak të ngritjes së paligjshme të një dyqani dhe ndërtimit të hotelit në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. I akuzuari, siç njoftoi Prokuroria Publike, akuzohej për veprën penale ndërtimi pa leje nga neni 244a paragrafi 1 i Kodit Penal (KP).