Inflacioni nga kriza energjetike të mos kalojë në Stagflacion
Kriza energjetike e cila kushtimisht ndikon në rritjen e çmimeve të mallrave të konsumit të gjerë, edhe atë tek mallrat bazike të jetës. Ne treg dukshëm vërehet se çmimet filluan të rriten shkallë shkallë me tempo enorme. Standardi jetësorë i cili është i brishtë nisi të rrënohet në dëm të qytetarit, e sidomos tek shtresa sociale. Shporta mujore nuk do të arrijë që qytetari t’a kalojë muajin me të ardhurat mujore minimale. Ky fakt e arsyeton kërkesën e sindikalistëve për rritjen e pagës minimale. Nga rrethanat e papëlqyera qeveria sa më shpejtë të hartojë program mbrojtës për tejkalimin e krizës së rritjes së çmimeve të mallrave bazike jetësore.
Ekonomia e RMV-së gradualisht futet nën veprimin e inflacionit të importuar inflacioni si dukuri më komplekse, vepron mbi ekonominë e shumë vendeve.
Mirëpo shumë vende e kalkulojnë inflacionin në punën ekonomike të subjekteve, dhe e mbajnë nën kontroll, me rritjen e brutoproduktit vendor. Subjekteve prodhuese t’u liferohen kredi afatshkurta pa norma interesi, që të mos ngecë prodhimi, po ashtu dhe me racionalizimin e të dalave, si dhe me parashikimin e shkallës së inflacionit, e cila ndikon në zhvillimin ekonomik të vendit, dhe me hapjen e vendeve të reja të punës, e lidhur nga investimet e huaja në përpunimin dhe prodhimin e mallrave për eksport.
Mirëpo ka raste kur inflacioni të jetë i dobishëm kur nuk e kalon normën një shifrore, në këtë rast ekonomia ka gjasa t’a rrisë indeksin e zhvillimit. Nga kjo gjendje qeveria me program antikrizor të avancuar dhe profesional mundet t’a kthejë krizën në përparësi.
Në vendet ku inflacioni është një shifrorë, inflacioni, në ato vende, nuk ka rritje të theksuara të çmimeve, edhe valuta e vendit ndaj euros nuk ka rritje.
Shiquar ekonominë e RMV-së. Hetohen dobësitë disa vjeçare të politikës makroekonomike, e cila nuk ka program adekuat për t’a vënë nën kontroll rritjen e inflacionit, sepse inflacioni ka rritje enorme dhe nëse e kalon dyshifrorin, që është parametër i rrezikshëm për ekonominë nacionale. Sidomos tani kur ndikimi nga jashtë mundet të jetë fatal për ekonominë e RMV-së.
Banka popullore bën përpjekje që ta mbajë kursin devizor stabil, me masa antiekonomike, me kreditë e jashtme, kjo masë është fatale për ekonominë, e cila e ulë standardin jetësor, të qytetarëve, dhe nuk ka ngritje të indeksit zhvillimor.
Politika makroekonomike e RMV-së, bazohet në mbajtjen stabile të kursit devizor kundrejt Euros. Në kohërat e krizave ndërkombëtare praktikohet kursi devizor rrëshqitës periodik dhe me afat kohor, me qëllim që të ritet eksportit i mallrave vendor, kjo dukuri do të manifestohet me derdhjen e devizave nga vendet tjera, indirekte e mban kondicionin zhvillimor të ekonomisë.
Nëse nuk hartohet program ekonomike gjatë veprimit të krizës së importuar ndërkombëtare gjasa që vendet e punës shkurtohen, jeta shtrejtohet, dhe inflacioni në rritje, manifestohet ngecje e zhvillimit ekonomik, këto dukuri ekonomike e çojnë ekonominë e vendit në Stagflacion.
Stagflacioni është dukuri e re, ai paraqitet te ekonomitë e vendeve kur inflacioni del nga kontrolli, me normë të lartë të përqindjes, dhe i shoqëruar me stagnimin, apo me uljen e përqindjes së zhvillimit ekonoomik, dhe me shkurtimin e vendeve të punës, ritet papunësia në vend. Stagflacioni është i rrezikshëm për ekonominë e vendit, e zhvillon spiralen e krizave dhe pakënaqësitë tjera sociale të qytetarëve, inicohen proteste dhe destabilizim social.
Qeveria duhet të gjeje shkathtësi që të përballet me sukses kundër Stagflacionin, të bëje analiza dhe hulumtime për të gjetur metoda progresive tjera, në krahasim me ekzistueset.
Më se e dëmshme është që të ndikohet politikisht ndaj dukurive ekonomike, me ekonomi të merren ekspertë, e jo politikanët, ka mungesë të programit ekonomik nacional, partitë qeveritare i zbatojnë programet partiake të pa sofistikuara nuk i përgjigjen frymës së ekonomisë globale. Andaj shkatërrohen ekonomitë nacionale, dhe migrimi në rritje, vendi stagnon ndërsa vendet fqinjë ecin përpara me zhvillim ekonomik.