Inflacioni i lartë bën që 52 përqind e popullsisë së Turqisë të adoptojë kriptomonedhat

Adoptimi i kriptove është në rritje në Turiq, një vend i pushtuar nga inflacioni i lartë, sipas një studimi të kryer nga KuCoin. Përgjatë vitit të kaluar, adoptimi është rritur nga 40 përqind në 52 përqind të popullsisë së Turqisë, raporton PCW.

KuCoin, bursa e pestë më e madhe në botë e kriptomonedhave, grumbulloi këto të dhëna bazuar në anketën e 500 personave.

“Sipas gjetjeve tona në Turqi dhe raporteve të mëhershme për këtë vend, rritja e numrit të investitorëve kripto tregojnë një adoptim në kriptomonedhave përballë inflacionit sidomos me lirën Turke e cila humbi 50 përqind të vlerës përballë dollarit Amerikan,” tha KuCoin.

Sipas anketës afro 58 përqind e të përgjigjurve thanë se arsyeja kryesore e investimit të kriptomonedha ishte akumulimi i pasurisë për një periudhë afatgjatë ndërsa 37 përqind synojnë ta përdorin për të ruajtur vlerë.

Pavarësisht kriptomonedhave në të cilat po investojnë njerëzit, Bitcoin udhëheq me 71 përqind të investitorëve që thanë se posedojnë kriptomonedhën ndjekur nga 45 përqind që posedojnë Ethereum