I moshuari nga Tetova përfundoi në pranga pasi e ndoqi dhe e fotografoi një 18 vjeçare

Tetovari përfundoi në pranga pasi e ndoqi, shqetësoi dhe fotografoi një 18 vjeçare, transmeton Portalb.mk.

Më 15.01.2026 në ora 12:10 në rrugën “Jadranska” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme  Tetovë kanë privuar nga liria personin E.I.(57) nga Tetova, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se për një periudhë të gjatë kohore ka ndjekur, shqetësuar dhe incizuar me celular një vajzë 18-vjeçare nga Tetova.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.