Hungaria humbi të drejtën për të pritur takimin ministror të BE-së, në vend se në Budapest i njëjti do të mbahet në Bruksel

Bashkimi Evropian i ka hequr Hungarisë të drejtën për të pritur takimin e ardhshëm të ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes për shkak të qëndrimi të saj ndaj luftës në Ukrainë. Më 1 korrik, Hungaria mori presidencën gjashtëmujore të BE-së, e cila automatikisht duhej të priste këtë takim, por Brukseli u zemërua me Viktor Orbanin për udhëtimin e tij në Rusi dhe bisedimet me Vladimir Putin, transmeton Portalb.mk.

Komisioneri Evropian për Punët e Jashtme Josep Borrell tha se veprimet e Hungarisë duhet të kenë pasoja dhe se Brukseli duhet të dërgojë një sinjal, qoftë edhe simbolik. Hungaria e përshkroi lëvizjen si krejtësisht fëminore.

Takimi i ardhshëm i ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes të BE-së do të zhvillohet nga 28 deri më 30 gusht, por në vend të Budapestit, lokacioni do të jetë Brukseli, tha Borrell.

Pas kritikave për takimin me Putinin, Orbán akuzoi BE-në se po ndjek një politikë pro-ushtarake.

“Të gjithë anëtarët e BE-së përveç njërit janë shumë kritikë ndaj sjelljes së Putinit. Prandaj mendoj se është me vend që takimi i radhës i ministrave të punëve të jashtme dhe mbrojtjes të mbahet në Bruksel”, tha Borrell.

Orbán vizitoi Rusinë si pjesë e të ashtuquajturit misioni i tij i paqes, stacionet e të cilit përfshinin Kievin dhe Pekinin, dhe pas samitit të NATO-s në Uashington, ai u takua edhe me Donald Trump në Florida