Google e pranoi se modaliteti “Incognito” gjurmon përdoruesit

Kur përdoruesit hapin shfletuesin Chrome në Incognito, ata marrin një njoftim paralajmërues që i vë në dijeni se njerëzit e tjerë që përdorin pajisjen e tyre nuk mund ë shohin aktivitetin e tyre por shkarkimet, faqeshënuesit dhe artikujt e listës së leximit leximet do të ruhen, raporton PCW.

Tashmë Google ka ndryshuar këtë paralajmërim në kanalin eksperimental Canary, pak pasi pranoi të paguante 5 miliardë dollarë dëmshpërblim për gjurmimin e përdoruesve në Incognito.

Kompania ka modifikuar paralajmërimin duke shtuar se Incognito nuk pengon as ndryshon mënyrën sesi uebsajtet grumbullojnë të dhëna.

Në 2020-ën Google u godit nga një padi duke e akuzuar për gjurmimin e përdoruesve edhe nëse ata përdorin Incognito. Pala paditëse tha para gjykatës se kompania përdor mjete analitike për të monitoruar përdoruesit.

Gjithashtu argumentoi se duke gjurmuar përdoruesit në Incognito, kishte krijuar përshtypje të gabuar prej tyre se informacioni që shohin do të fshihej pas mbyllej së shfletuesit.

“Të tjerët që përdorin këtë pajisje nuk do ta shohin aktivitetin tuaj, kështu që ju mund të shfletoni më privatisht”, thuhet në njoftimin e ri. “Kjo nuk do të ndryshojë mënyrën se si mblidhen të dhënat nga faqet e internetit që vizitoni dhe shërbimet që ata përdorni, duke përfshirë Google. Shkarkimet, faqeshënuesit dhe artikujt e listës së leximit do të ruhen.”