Gjyqtarët Ariton Ala dhe Danka Ristova anëtarë të rinj të Këshillit Gjyqësor

Gjyqtarët Ariton Ala nga Gjykata e Apelit Shkup dhe Danka Ristova nga Gjykata e Apelit Shtip janë anëtarë të rinj të Këshillit Gjyqësor, njoftoi kryetari i Komisionit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve, Subhi Jakupi, duke theksuar shpalljen e rezultateve paraprake të zgjedhjeve të cilat u zhvilluan dje nga ora 08:00 deri në orën 15:00 në qendrat e votimit në të gjitha gjykatat në të gjithë vendin, transmeton Portalb.mk.

Siç theksoi Jakupi, gjyqtari Ariton Ala ishte i vetmi kandidat në listën zgjedhore për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve të listës së posaçme të kandidatëve. Në regjistrin gjyqësor në nivel të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 354 gjyqtarë-votues, nga të cilët të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 295 gjyqtarë. Numri i fletëvotimeve të pavlefshme është 42, ndërsa 59 fletëvotime të papërdorura.

“Kandidati Ariton Ala nga Gjykata e Apelit në Shkup, pasi ishte kandidati i vetëm, ka marrë 253 vota, që do të thotë se është zgjedhur anëtar i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga radhët e gjyqtarëve nga lista e posaçme e kandidatëve nga Njësia Zgjedhore e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Jakupi.

Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit nga zona e apelit të Shtipit, Jakupi tha se ishin pesë kandidatë, ndërsa në regjistrin gjyqësor në nivel të zonës së apelit Shtip, si njësi zgjedhore janë regjistruar 40 gjyqtarë votues. Numri i përgjithshëm i gjyqtarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës është 39″, informoi Jakupi

Gjyqtarja Meri Giçeva nga Gjykata Themelore Shtip ka marrë një votë, kryetarët e Gjykatës Themelore Shtip dhe të Gjykatës së Apelit Shtip, Aco Tasev dhe Toni Delev nga tre vota, gjyqtarja e Gjykatës Themelore Shtip, Nevena Perica nga pesë vota, ndërsa gjyqtarja Danka Ristova nga Gjykata e Apelit Shtip ka marrë 27 vota.

“Anëtar i zgjedhur i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga radhët e gjyqtarëve nga lista e përgjithshme e kandidatëve nga rajoni i apelit Shtip është gjyqtarja Danka Ristova nga Gjykata e Apelit Shtip, e cila ka marrë gjithsej 27 vota”, njoftoi Jakupi.

Së fundmi, kryetarja e Këshillit Gjyqësor Vesna Dameva ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. Dameva e ka bërë të ditur dorëheqjen e saj në një konferencë për media në Këshill, në të cilën ka theksuar se në periudhën e kaluar politikanët nga pushteti kanë bërë tentativa për të cenuar integritetin e saj personal. Ajo kishte theksuar se në periudhën e kaluar politikanët nga pushteti kanë bërë tentativa për të cenuar integritetin e saj personal, duke fajësuar drejpërsedrejti kryeministrin Hristijan Mickoski.