Gjuha shqipe është futur si lëndë në Harvard

Në semestrin e ri, Universiteti i Harvardit ka futur edhe mësimin e gjuhës shqipe. Revista Harvard shkruan se ka qenë një studente, prindërit e të cilës nga Mali i Zi, është bërë shkak për futjen e programit shqip në një nga universitetet më prestigjioze. Edona Cosoviq, e rritur në SHBA, mësoi të fliste shqip në shtëpi duke komunikuar me familjen e saj. Por mungesa e kanaleve shqiptare në vendin e huaj do të sillte vështirësi për studenten e vitit të dytë, transmeton Euronews.

“Ne jemi në shkollë gjithë ditën, shikojmë TV në anglisht, gjithçka është në anglisht, dhe prindërit e mi po përpiqen gjithashtu të mësojnë gjuhën angleze sepse ata punojnë këtu dhe gjithashtu po përpiqen të bëjnë para, kështu që ne humbasim kontaktin me gjuhën shumë shpejt, brenda një brezi”, tha Cosoviq.

Në Mars 2022, ajo pyeti për mundësinë e krijimit të një kursi.

Gjuha shqipe ka një trashëgimi të gjatë arsimore në Shtetet e Bashkuara. I shtyrë nga valët e hershme të emigrantëve shqiptarë. Universiteti i Kolumbisë e futi atë me ndërprerje nga viti 1932 deri në vitet 1960. E konsideruar gjerësisht ndër gjuhët më të vështira për t’u mësuar, shqipja mësohet vetëm në disa institucione të zgjedhura amerikane, duke përfshirë Universitetin Shtetëror të Arizonës, Universitetin DePaul dhe College Mercy në Dobbs Ferry, Nju Jork.