Gjithçka që duhet të dini rreth instalimit të iOS 17

Apple prezantoi iPhone më të fundit këtë javë, që do të thotë se pas disa muajsh testime versionesh beta, iOS 17 është gati të debutojë për publikun, njofton PCWorld Albanian.

Softueri i ri përmban disa përditësime dhe përmirësime në Messages, FaceTime, për tastierat etj. Në këtë artikull do të elaborojmë çdo gjë që duhet të dini për instalimin e iOS 17.

Çfarë pajisjesh janë të mbështetura?

Së pari iOS 17 është e disponueshme vetëm për iPhone të cilët janë lançuar në 5 vitet e fundit. Kjo do të thotë se iPhone Xs dhe Xr lançuar në 2018-ën janë të fundit që mund të instalojnë iOS 17.

Nga ana tjetër, modelet e mbështetura janë iPhone 11, iPhone 12, iPhone 13, iPhone 14 janë telefonët do të instalojnë iOS 17 gjithashtu. Këtu përfshihen të gjitha versionet, nga standarde, Pro, Pro Max dhe mini të çdo gjenerate.

Për më tepër gjenerata e dytë dhe e tretë e iPhone SE do të mbështeten. Nëse jeni të pasigurte për modelin e telefonit, shkoni në menunë Settings > General > About > Model Name në smartfonin tuaj.

Ja sesi të instaloni iOS 17

Sapo të konfirmoni se smartfoni juaj është i aprovuar për iOS 17, keni dy opsione. Mund të prisni për ditën e Hënë, 18 Shtator, kur përditësimi të bëhet i disponueshëm për publikun. Atë ditë mund të navigoni në Settings > General > About > Software Update dhe të instaloni përditësimin në momentin që Apple e nxjerr live. Ose mund të provoni një version të fundit beta përpara debutimit zyrtar.

Ja sesi të instaloni iOS 17 përpara datës së debutimit

Për instalimin e iOS 17 përpara ditës së Hënë, mund të instaloni një version RC (release candidate) i cili zakonisht konsiderohet si versioni identik dhe final.

Për ta bërë këtë duhet të shkoni në Settings > General > About > Software Update dhe më pas të klikoni opsionin për përditësimet beta. Duke zgjedhur opsionin Developer Beta do të merrni versionin RC1 që Apple ka dërguar tek zhvilluesit ditën e Marte pas evenimentit të iPhone.

Sigurohuni se pas ditës së Hënë të çaktivizoni versionet beta nëse nuk dëshironi të ngeleni me përditësime eksperimentale të cilat nuk janë eksperienca e plotë dhe e qëndrueshme e platformës.