Gjermania me trupa të ri në kuadër të KFOR-it në Kosovë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se nga e hëna në Kosovë kanë arritur trupa të ri të ushtrisë gjermane në kuadër të KFOR-it, transmeton Anadolu.

Ambasadori Rohde i ka quajtur pjesëtarët e ri të Misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR “pionerët e Bundeswehrit”, të cilët siç tha ai do ta përgatisin terrenin për kontingjentin e ri të ushtarëve gjermanë që pritet të vijnë në prill të këtij viti.

“Gjermania vazhdon të marrë përgjegjësinë brenda KFOR-it në Kosovë. Si hap i parë drejt pranisë më të madhe ushtarake në terren, pionerët nga Bundeswehri mbërritën dje në Kosovë për të përgatitur terrenin për rritjen e kontingjentit gjerman të KFOR-it”, ka shkruar Rohde.

Gjermania ka njoftuar se nga prilli do ta rrisë prezencën e ushtarëve në misionin e KFOR-it në Kosovë.

Këtë vendim, Gjermania e mori pas tensioneve që ndodhen në komunat veriore me shumicë serbe, në maj të vitit të kaluar.

Me ardhjen e trupave të ri, Gjermania pritet të ketë gjithsej rreth 200 ushtarë në KFOR.