GIZ shpalli thirrje për krijimin e Qendrave të Burimeve Mediatike në Ballkanin Perëndimor

Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), në bashkëpunim me DW Akademie, po zbaton një Program Rajonal Ndihme për Median në Ballkanin Perëndimor; #SustanMedia: Mbështetje për Lirinë e Medias dhe Pluralizmin në Ballkanin Perëndimor, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), transmeton Portalb.mk.

Ky Program synon të rrisë qëndrueshmërinë ekonomike dhe të rrisë konkurrueshmërinë e organizatave të pavarura mediatike në Ballkanin Perëndimor.

Në kuadër të këtij Programi, GIZ fton mediat, organizatat mbështetëse të medias, kompanitë që ofrojnë shërbime dhe konsulencë mediatike, nga sektori privat ose subjektet jofitimprurëse, kombëtare dhe rajonale, të themeluara dhe që veprojnë në rajonin e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia), të aplikojnë për krijimin e Qendrave të Burimeve Mediatike, për të mbështetur mediat e vogla dhe lokale.

Të gjitha informacionet në lidhje me thirrjen, duke përfshirë prioritetet, objektivat, kualifikimet, etj., mund të gjenden në këtë LINK.