Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është bojkotuar sot nga përfaqësues të mediave, transmeton Dukagjini TV.
Në një akt simbolik proteste, gazetarët kanë lëshuar pajisjet e tyre të punës në rrugë si shenjë pakënaqësie për refuzimin e vazhdueshëm të Kurtit për të komunikuar me mediat.
Ky veprim vjen pas një periudhe të gjatë që Kurti, sipas gazetarëve, ka shmangur deklaratat për shtyp dhe ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të tyre.