Forumi i Energjisë MEF 2023: Sektorit energjetik i duhet transformim i gjelbër

Maqedonia e Veriut dhe vendet e rajonit që përballen me sfidën lidhur me zbatimin e udhërrëfyesit për dekarbonizimin dhe mekanizmin e rregullimit të kufirit të karbonit. Kjo do të thotë obligim i ri për industrinë e brendshme të bazuar në qymyr, e cila patjetër duhet të drejtohet kah transformimi i gjelbër, njofton Portalb.mk.

Në takim mes ministres së Mjedisit Jetësor, Kaja Shukova dhe drejtorit të Komunitetit Energjetik, Artur Lokrokovski, u konstatua se me miratimin e Udhëzimit për dekarbonizim në vitin 2021, vendet obligohen që t’i ndjekin grimcat e karbonit në sektorin energjetik dhe të zhvillojnë kornizë institucionale për zbatimin e mekanizmit për tregtimin e grimcave të gazrave serë (ETS).

“Vendosja e mekanizmit për harmonizimin e karbonit në kufijtë e BE-së për momentin parasheh mundësi që vendet jashtë vendit të Unionit të përjashtohen nga zbatimi i saj nëse plotësohen disa kushte të caktuara, gjegjësisht nëse është definuar çmimi i karbonit dhe nëse zbatohet ETS çmim ekuivalent i BE ETS deri në vitin 2030”, tha Lorkovski.

Në kuadër të Forumit Energjetik MEF 2023 me temë “Përmirësimi i trekëndëshit: Politika-Financa-Teknologji Energjetike për rezistencë energjetike dhe tranzicion të gjelbër”, zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi tha se në pesë vitet e fundit në mënyrë të përforcuar është punuar në lidhjen rajonale energjetike nëpërmjet ndërtimit të interkonektorit me Shqipërinë me çka është kompletuar Korridori 8 për dërgimin e rrymës elektrime nga Bullgaria, nëpërmjet Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Italisë.

“Një nga sfidat me të cilat ballafaqohemi si shoqëri është kalimi në transportin elektrik, por a është ky transport zgjidhja e duhur nëse prodhimi i energjisë është nga lëndë djegëse fosile me të cilën e karbonizojmë mjedisin për ta dekarbonizuar atë, tha zëvendëskryeministri”, tha Bytyqi panelin ku morën pjesë edhe ministrja shqiptare e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, drejtoresha rajonale e Tregtisë dhe Investimeve për Evropën Qendrore në Departamentin e Biznesit dhe Tregtisë në Mbretërinë e Bashkuar, Riçlou Mensa, Salar Faridi, drejtor i lartë, Plug and Play nga SHBA, Uerner Divald, kryetar, Shoqata Gjermane për Hidrogjen dhe Qeliza Karburante (DËV), Gjermani dhe Rene Shli, Fondacioni Fridrih Ebert, drejtor për Maqedoni të Veriut dhe Kosovë..

Ambasadorja amerikane Angela Ageler bëri thirrje për veprim urgjent për të diversifikuar burimet energjetike, duke theksuar se kriza energjetike tregoi se sa e rëndësishme është pavarësia energjetike, veçanërisht në Maqedoninë e Veriut. Ajo vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara po punojnë shumë për të forcuar elasticitetin dhe qëndrueshmërinë e energjisë dhe kujtoi se kohët e fundit ka ndihmuar vendin të ketë tregti transparente dhe efikase të energjisë elektrike.

“Apelojmë që të hyjmë në partneritet me bizneset vendase ku partnerët tanë amerikanë mund të ofrojnë produkte dhe shërbime për të përmbushur qëllimet mjedisore”, tha ambasadori amerikan.

Konferenca do të mbahet edhe nesër në Shkup.

Gjatë këtyre dy ditëve do të ketë  përfaqësues të lartë nga vendi dhe rajoni, ambasadorë, përfaqësues nga organizata dhe fondacione ndërkombëtare.

Agjendën e gjeni KËTU.

Forumi Energjetik i Maqedonisë është iniciativë e përbashkët e Institutit ZIP, Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut.

Ky forum filloi në vitin 2018 si një iniciativë që duhej të nxiste dialog të rregullt formal për tema të ndryshme që lidhen me energjinë, për të kontribuar në qartësimin e interesave të investitorëve të energjisë në këtë rajon dhe për të ofruar zgjidhje alternative lidhur me pozicionet gjeostrategjike energjetike.