Finlanda vendi më i lumtur në botë për të shtatin vit me radhë, Maqedonia e Veriut e 84-ta

Finlanda ka ruajtur statusin e saj si vendi më i lumtur në botë për të shtatën vit radhazi, pasuar nga fqinjët skandinavë, Danimarka, Islanda dhe Suedia, sipas Raportit vjetor botëror të lumturisë, raporton The Guardian, transmeton Portalb.mk.

Megjithatë, për shkak të rënies së lumturisë, veçanërisht në mesin e të rinjve në vendet perëndimore, SHBA dhe Gjermania ranë nga 20 vendet e para për herë të parë që nga fillimi i këtij raporti më shumë se dhjetë vjet më parë. Serbia, Bullgaria dhe Letonia janë vendet që kanë përparuar më shumë në listë. Maqedonia u rendit në vendin e 84-të, tre vende më lart se vitin e kaluar.

Afganistani mbeti në vendin e fundit, pas Libanit dhe Lesotos.

Sondazhi përfshiu 143 vende dhe territore, duke vlerësuar jetën në to nga zero në dhjetë. Faktorët e konsideruar ishin produkti i brendshëm bruto për frymë, mbështetja sociale, liritë, niveli i korrupsionit, jetëgjatësia.

Izraeli, Holanda, Norvegjia, Luksemburgu, Zvicra dhe Australia janë gjithashtu në dhjetëshen e parë.