Filloi fushata për zgjedhjet e përsëritura lokale në komunat Gostivar, Mavrovë-Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë
Filloi fushata zgjedhore për zgjedhjet e përsëritura lokale për kryetarë të komunave në komunat Gostivar, Mavrovë dhe Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë, të cilat do të mbahen më 11 janar 2026, transmeton Portalb.mk.
Fushata zgjedhore për raundin e parë të votimit fillon më 22 dhjetor në mesnatë dhe zgjat deri më 9 janar, kur fillon heshtja para votimit.
Në tre komuna, ka nga dy kandidatë për kryetar komune, ndërsa në një komunë ka një kandidat.
Kandidatët për kryetar komune të Gostivarit janë Nevzat Bejta, nga koalicioni VLEN, dhe Valbon Limani nga “Aleanca Kombëtare për Integrim” (AKI).
Në Vrapçisht, kandidatët për kryetar komune janë Isen Shabani nga “Aleanca Kombëtare për Integrim” (AKI) dhe kandidati i pavarur Zulhajrat Demiri.
Në Qendër Zhupë, ka vetëm një kandidat për kryetar komune – Arijan Ibraim nga Partia Demokratike e Turqve.
Në Mavrovë dhe Rostushë, ka dy kandidatë, Oner Jakuposki i mbështetur nga koalicioni “Maqedonia Jote” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe Anes Ahmeti i Lidhjes Social Demokrate (LSDM).
Zgjedhjet për kryetar komune në këto katër komuna po përsëriten për shkak të daljes së pamjaftueshëm të popullsisë, pra për shkak të pjesëmarrjes së pamjaftueshme të votuesve në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të vitit 2025.
Në Gostivar, pjesëmarrja ishte 33.31 përqind, në Vrapçisht – 25.18 përqind, në Mavrovë dhe Rostushë – 30.31 përqind dhe në Qendër Zhupë – 21.49 përqind.
Sipas kodit zgjedhor, që zgjedhjet të jenë të suksesshme, duhet të dalin të paktën një e treta e votuesve ose 33.33 përqind.