Është rritur në 35.173 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Është rritur në 35.173 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza informoi lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon me sulmet prej 221 ditësh ndaj Rripit të Gazës.

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës janë kryer 8 masakra, kanë humbur jetën 82 palestinezë dhe janë plagosur 234 të tjerë.

Në sulmet e Izraelit kundër Rripit të Gazës që nga 7 tetori e deri më tani numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 35.173 ndërsa i të plagosurve në 79.061.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve dhe se ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak se pengohen nga forcat izraelite.