Erdogan në Samitin e NATO-s u tregua si tregtari më i madh në politikën botërore

Vetëm Viktor Orban mundet t’i shqetësojë aq aleatët perëndimor, sikur Rexhep Taip Erdogan. Në samitin e NATO-s në Vilnus, Erdogan i ka tronditur aleatët perëndimor dhe Vladimir Putinin me mbështetjen për Ukrainën, duke theksuar se ajo meriton të bëhet anëtare e NATO-s dhe shtoi edhe një kusht të pamundur për heqjen e vetos ndaj anëtarësimit të Suedisë, duke kërkuar që Turqisë t’i mundësohet fillimi i bisedimeve hyrëse me Bashkimin Evropian, shkruan Politico, transmeton Portalb.mk.

“Askush nuk duhet të pret kompromis ose mirëkuptim nga unë”, tha Erdogan para largimit për në Lituani.

Dhe pastaj, ai befas bëri kthesë. Pas disa orësh diplomacie të ashpër, Erdogan ia dha dorën sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kryeministrit suedez, Ulf Kristerson, pasi që pranoi që ta heqë bllokadën për anëtarësim të Suedisë, të cilën me muaj fuqishëm e kundërshtonte.

“Patjetër të pranohet se Erdogan luan shumë mirë kur është në pyetje mbrojtja e interesave nacionale turke”, tha analisti amerikan Riç Oucen nga organizata Këshilli Atlantik.

Njëkohësisht, edhe Rusia u befasua pasi Erdogan befas vendosi t’i lëshojë udhëheqësit e batalionit kontrovers Azov, të cilët ishin mbajtur me muaj në Turqi.

“Askush nuk e ka informuar Rusinë për këtë transferim. Ata duhej që të mbeten në Turqi deri në fund të konfliktit”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov.

Në dukje të parë, sjellja e Erdoganit duket e paparashikueshme dhe kaotike, por ajo i ka të gjitha shenjat e bontonit otoman dhe rikujton në tregtimin tradicional në Kapali Çarshi në Stamboll, vetëm me interesa shumë më të mëdha. Sipas Oucen, Erdogan këtë javë e ka bërë atë që gjithmonë e bën: ka luajtur në të gjitha anët dhe është tregtuar që ta fitojë atë që e dëshiron.

“Në lidhje me pranimin e Suedisë në NATO, Uashingtoni dhe Brukseli e kanë lexuar gabimisht Erdoganin. Ai sipas të gjitha gjasave gjithmonë ka pasur qëllim që ta lëshojë Suedinë në NATO, vetëm ka dashur që të luftojë për marrëveshje më të mirë. Anëtarësimi në NATO e forcon fuqinë e Turqisë dhe ajo është e kënaqur me zgjerimin e saj. Mendoj se Erdogan ka luajtur lojë me të cilën në fund do të tërheqë shumë lëshime”, thotë Oucen.

Mes përfitimeve për Erdoganin është dhe premtimin e Bajdenit se do t’i shesë 40 avionë luftarak “F-16”, por edhe pako për modernizimin e avionëve ekzistues në flotën turke. Edhe pse Uashington tha se avionit dhe aplikacioni suedez për NATO nuk janë të lidhura, askush nuk beson se kjo është rastësi. Gjithashtu fuqitë perëndimore janë të gatshme që t’i heqin sanksionet për sektorin mbrojtës dhe ajror, të cilat i janë vendosur Turqisë në vitin 2019-të për shkak të aksioneve ushtarake në Siri dhe furnizimin e armëve ruse.

Oucen, vlerëson se Erdogan do ta vazhdojë lojën me perëndimin dhe me Rusinë, në frymën e politikës së jashtme tradicionale turke.

“nuk është në karakterin e tij tërësisht t’i përkulet Perëndimit”, thotë Oucen.