Elon Musk ka mbështetur publikisht thirrjen për largimin e SHBA-së nga NATO dhe OKB

Miliarderi Elon Musk në një postim në rrjetin e tij social “X” dje ka është pajtuar me një përdorues tjetër të platformës se është koha që Shtetet e Bashkuara të largohen nga NATO dhe Kombet e Bashkuara (OKB), transmeton Portalb.mk.

Lajmi vjen pasi disa ligjvënës republikanë paraqitën një projekt-ligj për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Kombet e Bashkuara, duke argumentuar se organizata nuk përputhet me agjendën e administratës Trump “Amerika e para”.

Musk iu përgjigj një postimi të një mbështetësi të Trump në X, i cili shkroi: “Është koha të largohemi nga OKB dhe NATO”.

Ky njoftim vjen në një kohë të tensioneve në rritje midis SHBA-së dhe BE-së dhe Ukrainës në kontekstin e luftës dhe përpjekjeve të Trump për një armëpushim. Trump më parë ka njoftuar dhe ndërmarrë tërheqje të caktuara nga organizatat ndërkombëtare, ndërkohë që aleanca transatlantike dhe multilateralizmi nuk do të thotë shumë për të.

Administrata Trump po fokusohet në marrëdhëniet dypalëshe, në ngrohjen e marrëdhënieve me Rusinë, dhe më pas ata duan të zhvendosin fokusin e tyre në konkurrencën me Kinën. Por largimi nga OKB do të ishte një veprim i paprecedentë me pasoja të paparashikueshme për rendin ndërkombëtar.