Edhe një javë e hapur mundësia për financimin e projekteve nga Qyteti i Shkupit

Personat juridik dhe fizik nga Qyteti i Shkupit deri më 22 maj në ora 15:00 do të mund të aplikojnë për të fituar mbështetje financiare nga Qyteti i Shkupit për realizimin e projekteve, transmeton Portalb.mk.

“Të drejtën e pjesëmarrjes në thirrjen publike e kanë shoqatat civile, organizatat jo qeveritare, fondacionet dhe personat tjerë juridik (në tekstin e mëtejmë: personat juridikë), të regjistruar në Regjistrin Qendror me seli në Shkup dhe personat fizik – të rinjtë e talentuar individ banorë të qytetit të Shkupit, të moshës nga 15 – 29 vjeçar të cilët do t’i plotësojnë kriteret e Rregullores dhe që do të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm”, sqarohet në Konkursin e publikuar nga Qyteti i Shkupit.

Projektet duhet të kenë të paktën 60 pikë për të fituar mbështetje financiare.

“Dokumentacionin e nevojshëm, në zarf të mbyllur, aplikantët e dorëzojnë deri te Komisioni përmes Arkivit të Qytetit të Shkupit, ose me postë në adresën: Bulevardi “Ilinden” nr. 82, 1000 Shkup”, sqarojnë nga Qyteti i Shkupit.