E përdori certifikatën ISO të falsifikuar, padi ndaj 58 vjeçarit

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj një personi fizik dhe juridik nën dyshimet për keqpërdorime në thirrjet publike, transmeton Portalb.mk.

“SPB ka paraqitur kallëzim penal ndaj 58 vjeçarit S.V. nga Shkupi dhe subjektit juridik nga Shkupi për shkak ekzistimit të dyshimeve për veprën penale “keqpërdorimi i procedurave për thirrje publike, kontratës për blerjen publike ose partneritetit publiko-privat”, raportoi Policia.

Ai dyshohet se ka përdorur certifikatën e falsifikuar ISO nga viti 2020 e deri në vitin 2022.