Dy të vrarë nga të shtënat me armë në fabrikën e Mercedesit në Gjermani

Dy persona u vranë nga të shtënat në fabrikën e Mercedes Benz në Gjermaninë jugore, raporton Reuters duke cituar mediat gjermane.

Punëtorët e shpëtimit janë në vendngjarje në fabrikën 56 në Sindelfingen, e cila monton S-Class, sipas gazetës Bild, transmeton Koha.net.

Sipas një raporti të një gazete gjermane duke cituar policinë, i dyshuari u ndalua pas të shtënave në fabrikë.

Ai shtoi se motivi i të shtënave është ende i paqartë.

Policia më herët konfirmoi në Twitter se një operacion ishte duke u zhvilluar në fabrikë, por nuk përmendi viktima.

Mercedes konfirmoi se ka pasur një incident në fabrikë dhe se është në kontakt me autoritetet, pa dhënë detaje.