Dy persona të punësuar në spitalin publik “Borka Taleski” në Prilep, përvetësuan jashtëligjshëm mbi 2.2 milionë denarë
Drejtoria e Policisë Financiare ka ngritur kallëzim penal kundër dy personave zyrtarë në Spitalin “Borka Taleski” në Prilep, për shkak të dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale “mashtrim në shërbim”. Ata dyshohet se kanë përvetësuar në mënyrë të paligjshme mjete nga pacientët në vlerë totale prej 2.269.317 denarësh, gjatë periudhës gusht 2024 – prill 2025. I pandehuri i parë ka përvetësuar rreth 1.991.240 denarë dhe i dyti 278.077 denarë, duke dëmtuar buxhetin e spitalit. Njëri nga të dyshuarit është ndaluar dhe dërguar para prokurorit për procedura të mëtejshme, transmeton Portalb.mk.
“Drejtoria e Policisë Financiare ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike të Prilepit kundër I. M. në cilësinë e personit zyrtar në ISHP Spitalin e Përgjithshëm me Kompetencë të Zgjeruar “Borka Taleski” Prilep për shkak të ekzistencës së dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale “mashtrim në shërbim” nga neni 354, paragrafi 2, në lidhje me paragrafin 1, në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë dhe kundër S. Ç. në cilësinë e personit zyrtar në ISHP Spitalin e Përgjithshëm me Kompetencë të Zgjeruar “Borka Taleski” Prilep, për shkak të ekzistencës së dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale “mashtrim në shërbim” nga neni 354, paragrafi 1, në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë”, thonë nga Policia Financiare.
I pandehuri i parë, në periudhën nga 01.08.2024 deri më 30.04.2025, dhe i pandehuri i dytë, në periudhën nga 01.08.2024 deri më 30.04.2025, në cilësinë e personave zyrtarë në ISPH Spitali i Përgjithshëm me Kompetencë të Zgjeruar “Borka Taleski” Prilep, me qëllim që të përfitojnë dobi të paligjshme materiale, në disa raste kanë përvetësuar mjete nga thesari, të mbledhura nga pacientët në bazë të pjesëmarrjes dhe shërbimeve shëndetësore private, për vitin 2024 një shumë prej 1.508.452 denarësh, për vitin 2025 një shumë prej 760.865 denarësh, pra, në një shumë totale prej 2.269.317 denarësh, nga të cilat i pandehuri i parë ka përvetësuar një shumë prej 1.991.240 denarësh, dhe i pandehuri i dytë ka përvetësuar një shumë prej 278.077 denarësh, me të cilat të pandehurit kanë dëmtuar Buxhetin e IPSH Spitali i Përgjithshëm për të njëjtën shumë dhe kryen veprën penale “mashtrim në shërbim” nga neni 354, paragrafi 3, në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë.
Duke ndjekur udhëzimet e Prokurorisë Themelore Publike Prilep, gjatë orëve të mëngjesit, zyrtarët e Drejtorisë së Policisë Financiare ndaluan njërin nga personat dhe e çuan para prokurorit publik për procedura të mëtejshme.
Nga ana tjetër, për të njëjtin rast, Prokuroria Themelore Publike Prilep lëshoi Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër njërit person.
“Në periudhën nga 01.08.2024 deri më 30.04.2025, i dyshuari, si person zyrtar – nëpunës-administrator, punonjës sporteli në Departamentin për Operacione Financiare Materiale në Sektorin për Çështje Financiare Materiale në IPSH Spitalin e Përgjithshëm me Kompetencë të Zgjeruar “Borka Taleski” Prilep, me qëllim që të përfitojë dobi të paligjshme materiale për vete, ka përvetësuar para të besuara në shërbim”, njoftoi Prokuroria.
Prokurori publik i paraqiti një propozim gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Prilep për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, duke vlerësuar se ishin përmbushur bazat ligjore.