Dy drejtorë të EMV-së nuk kanë certifikata përkatëse të gjuhës angleze

Dy drejtorë të dy shoqërive nën ombrellën e Elektranave të Maqedonisë (EMV) janë emëruar pa certifikatë përkatëse për njohuri të gjuhës angleze, transmeton Portalb.mk.

Këtë e ka konstatuar Komisioni Kundër Korrupsionit në seancën e sotme.

Ligji për Shoqëritë Tregtare përcakton se një nga kushtet për t’u zgjedhur si drejtuesi një shoqërie të themeluar nga shteti është të posedojë një nga certifikatat e njohura ndërkombëtarisht ose certifikata për njohuri aktive të gjuhës angleze jo më të vjetra se pesë vjet.

KSHPK do të paraqesë një iniciativë për të përcaktuar përgjegjësinë e Bordit Udhëheqës të Elektranave në Qeveri, si dhe iniciativë në prokurori.