Drita Zeqiri në OpenMic: Joga nuk njeh gjini, moshë dhe peshë, është për të gjithë
Në episodin e nëntëmbëdhjetë të OpenMic në Portalb.mk flasim me mësuesen e Jogës Drita Zeqirin.
Me Dritën biseduam për jogën, përfitimet që sjell ky aktivitet, sfidat, teknikat dhe shumë të tjera.
Drita thotë se joga është për të gjithë dhe nuk njeh moshë, peshë apo gjini, pavarësisht mendimeve që përhapen në opinion.
“Joga është ndërthurje e tre gjërave: e shpirtit, e trupit edhe e mendjes, edhe prandaj është shumë shumë e thellë, disa praktika po koncentrohen shumë në pjesën shpirtërore, disa tjera në pjesën fizike”, tha Drita.
Ajo porositi që njerëzit të merren me joga sepse e njëjta sjell shumë dobi.
“Rruga çdoherë është sfiduese për çdokënd që dëshiron të arrijë diçka, fajtorë mund të gjejmë shumë, nëse fokusohemi drejt çështjeve që nuk mund t’i ndryshojmë nuk arrijmë asgjë, çdoherë kur biem ësshtë me rëndësi të çohemi”, porositi Drita.
Për më tepër ndiqeni episodin e plotë.