Dogana e RMV-së parandaloi hyrje e paligjshme të 6 emigrantëve nga Iraku, u sekuestrua malli dhe kamioni me të cilin ishin transportuar

 Një ekip mobil në Departamentin e Kontrollit dhe Hetimeve ka parandaluar hyrjen e paligjshme të gjashtë emigrantëve nga Iraku gjatë kontrollit të një automjeti mallrash në hyrje të pikës kufitare Bogorodicë. Në të njëjtën kohë, për shkak të dëmtimit të shenjave doganore, është sekuestruar malli dhe mjeti motorik me ngarkesë në të cilin fshiheshin emigrantët, transmeton Portalb.mk.

Rasti u zbulua pasi inspektorët e Departamentit të Operacioneve, gjatë një përzgjedhjeje një kontroll të detajuar të automjetit, vunë re ndryshime në konstruksionin e jashtëm të fabrikës së automjetit, i cili lejon heqjen e kabllit dhe hapjen e ceradës pa dëmtuar pllombën doganore. Bëhet fjalë për një mjet mallrash me targa greke me drejtues shtetas grek.

Me hapjen e ceradës së gomuar në hapësirën e ngarkesave mes mallrave që transportoheshin, u zbuluan gjashtë emigrantët, të cilët i janë dorëzuar Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Malli ose gjithsej 23 tonë komposto pjeshke, automjeti dhe gjysmërimorkio në vlerë të përgjithshme prej 2,3 milionë denarë janë konfiskuar përkohësisht. Procedura adekuate kundërvajtëse është paraqitur edhe në Gjykatën Themelore në Gjevgjeli për shkak të shkeljes së nenit 267 dhe 269 të Ligjit për Dogana.