Do të nisë faza e tretë e projektit të Sheshit “Skënderbeu”, parashikohen rreth 800 vendparkime nëntokësore
Realizimi i fazës së tretë dhe të fundit të projektit të Sheshit “Skënderbeu” pritet të nisë së shpejti, njoftoi zëvendëskryeministrja Kaltrina Zekolli Shaqiri, transmeton Portalb.mk.
Sipas saj, javën e kaluar Qeveria ka miratuar vendim me të cilin janë hequr pengesat administrative që, sipas autoriteteve, kanë bllokuar zbatimin e fazës së tretë të projektit.
Zekolli Shaqiri bëri të ditur se projekti parasheh ndërtimin e rreth 800 vendparkimeve nëntokësore, ndërsa sipërfaqja e sheshit do të organizohet si hapësirë publike për qytetarët.
“Sheshi Skënderbeu nuk do të jetë më shesh i ngarkuar me makina pasi që janë të parapara rreth 800 vendparkime nëntokësore. Do të jetë një shesh urban, i cili do t’u shërbejë qytetarëve për aktivitetet e tyre të përditshme”, deklaroi Zekolli Shaqiri.