Djegia e një makine zbrazi qendrën tregtare East Gate

Të gjithë punonjësit e qendrës tregtare janë evakuuar nga hyrjet anësore, ndërsa brenda nuk ka as blerës, transmeton Portalb.mk.

“Sot në orën 13:42 është raportuar se në qendrën tregtare East Gate Mall kanë rënë alarmet e zjarrit dhe menjëherë është përgjigjur sigurimi dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për një automjet Renault Laguna që digjet në parkingun e nëndheshëm. Zjarri është shuar nga sigurimi”, njoftoi MPB.