Digjet fabrika për përpunimin e qumështit në Kamjan të Tetovës (Video)

Një zjarr i madh ka shpërthyer pasditen e sotme në një fabrikë për përpunimin e qumështit në fshatin Kamjan të Tetovës, raporton Portalb.mk.

Fabrika Hit 73 vijon të digjet ndërsa zjarrfikësit po mundohen që ta shuajnë zjarrin i cili po përhapet me shpejtësi të madhe.

Në ndihmë kanë dalë zjarrfikësit nga Shkupi, Gostivari dhe Kavadari.

Në ndihmë kanë dalë edhe kompanitë me cisterna dhe makineri.

Nga zjarri nuk ka viktima.

Dëmet materiale raportohet të jenë të mëdha.

Zyrtarisht ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Rikujtojmë që në Tetovë ka pasur disa zjarre të përmasave të mëdha në dy vitet e fundit.

Në muajin maj 2022 një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu në hapësirat e ish fabrikës “Makedonija Tabak” dhe “Pofix” në Tetovë.

Në gusht 2023 një zjarr kaploi tendat për shitje të librave para Qendrës për Kulturë të Tetovës.

Në nëntor 2023 një zjarr i madh shpërtheu në depon e ngjyrave dhe materialeve kimike në Falishtë të Tetovës.

Në shkurt 2024 në Zhelinë të Tetovës shpërtheu një zjarr i madh u dogj sasi e madhe e gomave.