Dezinformimi gjatë Lojrave Olimpike Paris 2024

Lojra Olimpike të 2024-ës u mbyllën më 11 gusht, pas një cikli fitoresh, humbjesh dhe rekordesh – duke përfshirë po ashtu një cikël të vazhdueshëm dezinformimesh që morën dhenë në mediat ndërkombëtare, si dhe ato shqiptare. Këtu u përfshihen pretendimet se ndotja e lumit në Seine i kishte sëmurur atletët olimpik (kur në fakt problemi ishte në temperatura e larta), tek lajmet sipas të cilave një notare paraguajane u përjashtua nga Olimpiada për shkak të tatuazheve, shkruan Faktoje.al.

Barbara Halla

Narrativat dezinformuese në mediat shqiptare

Portale të tjera përdorën fotagrafi të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale ku tregohet presidenti Macron duke notuar në Seine, kurse të tjerë pretenduan se Kisha e Satanit pagëzoi Lojrat Olimpike, gje që doli tërësisht e pavërtetë. Në përgjithësi, këto narrativa u përdorën qoftë për të gjeneruar klikime në bazë të narrativave të përhapura edhe para hapjes së Lojrave Olimpike (si për shembull narrativa se Franca nuk ishte gati, apo se uji i lumit të Senës është tepër i ndotur). Por bëhet fjalë edhe për narrativa më tinzare, me natyrë politike, të cilat shpesh janë nxitur nga mediat shtetërore ruse, si Russia Today.

Kjo është një panoramë e përgjithshme e narrativave që u shpërndanë gjatë Lojrave Olimpike, por patjetwr që çështja që bëri më shumë bujë ishtë ajo e boksieres nga Algjeria Imane Khelifi. Më 1 gusht 2024, Khelifi mundi boksieren italiane Angela Carini në 46 sekonda dhe pas ndeshjes, Carini u shfaq me media duke qarë. Pamja e Carini-t në lot dhe e përgjakur, si dhe humbaja e saj e shpejtë, u përdorën nga figura të famshme si autorja e Harry Potter, J. K. Rowling, si dhe Elon Musk e Donald Trump për të akuzuar Khalifin se në fakt, ajo është burrë dhe duhet te diskualifikohet nga Lojrat Olimpike. Akuzat e këtyre figurave u bazuan në vendimin e Asociacioni Ndërkombëtarë të Boksit (IBA), i cila në vitin 2023 e kishte skualifikuar Khelifin nga Kompionati Botëror i Boksit, duke pretenduar se teste gjenetike tregonin se kromozomet e Khelifit janë ato të një burri.  Këto pretendime të nxjerra nga konteksti qarkulluan edhe në mediat shqipfolëse.

Akuzat ndaj Khelifit nuk marrin parasysh kontekstin në të cilin ajo i skualifikua nga lojrat e 2023-it, si dhe rregullat e Komitetit Olimpik për t’u pranuar në lojrat, por edhe çështje më të gjëra mbi biologjine e trupit të njeriut dhe ndarjen në gjini. Khelifi nuk ështe e vetmja që ka vuajtur akuza të tilla përgjatë Lojrave Olimpike. Boksierja tajvaneze Lin Yu-ting  mori akuza të ngjashme, edhe përse ato bën më pak bujë se Khelifi.

Së pari, pretendimet e lëshuara nga IBA për gjenetikën e Khelifit nuk janë të vërtetuara. Në 2023, Asociacioni Ndërkombëtarë i Boksit (IBA) e skualifikoi Khelifin nga Kampionati i Boksit në New Dehli të Indisë, duke thënë se teste gjenetike tregonin se Khelifini kishte kromozome XY dhe jo XX siç kanë zakonisht gratë. Por, IBA-ja nuk ka treguar provat apo rezultatet e këtyre testimeve. Në fakt, në 31 korrik 2024 IBA-ja lëshoi një deklaratë ku tha se  Khelifi “nuk iu nënshtrua një ekzaminimi të testosteronit, por iu nënshtrua një testi të veçantë dhe të njohur, ku specifikat mbeten konfidenciale.” Por këto teste nuk janë bërë publike dhe nuk ka pasur aspak transparencë mbi natyrën dhe rezultatet e tyre. Për më tepër, këto rezultatet të dyshimta u bën publike përmes një deklarate që IBA-ja i lëshoi medias ruse Tass në mars 2024. Duhet vënë në dukje, se skualifikimi i Khelifit erdhi pasi ajo mundi në gjysëm finale një atlete ruse.

Në fakt, në 2023-in, IBA-së ju hoqi kapaciteti për të organizuar kualifikimin e atletëve në sportin e boksit pasi shoqata, u akuzua për mungesë transparence si në financat dhe në organizmin e brendshëm të shoqatës dhe eventeve për të cilat ajo ka përgjëgjësinë. Duhet vënë në dukje se IBA-ja drejtohet nga rusi Umar Kremlev, dhe sponsori i saj më i madh ështe Gazprom, kompania e gazit e kontrolluar nga shteti rus. Zyrat e IBA-së u transferuan në Rusi në vitin 2020, nga ku shteti rus ka marrë kontrollin e përgjithshëm të shoqatës.

Përsa i përkët çështjes së Khelifit, Komiteti i Lojrave Olimpike deklaroi se Khelani dhe boskierja tajvaneze Lin Yu-ting  “ishin viktima të një vendimi të papritur dhe arbitrar nga IBA. Në fund të Kampionatit Botëror të IBA në 2023, ata u skualifikuan papritmas pa asnjë proces të rregullt.” Komiteti i Lojrave Olimpike, i cili vendos mbi të dretjën e altëtëve për të marrë pjesë në Lojrat Olimpike, bazohet tek pashaporta e atlëtëve. “Boksierja algjeriane ka lindur femër, është regjistruar femër, ka jetuar jetën e saj si femër, ka boksuar si femër, ka pasaportë femër”, tha zëdhënësi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Mark Adams në 2 gusht.

Përgjatë karrierës së saj, Khelif ka marrë pjesë gjithnjë si grua, dhe asnjëherë nuk ka deklaruar të ketë qënë person transgjinor apo interseks. Para fitores së saj ndaj Italianes Carini (dhe fitores se medaljes së artë në lojrat Olimpike të 2024), Khelifi pasur rezultate të ndryshme në kompionatet e boksit. Në kampionati botëror të 2018, ajo arriti 17-ta në kategorinë e vetë, kurse në vitin 2019 ajo përfundoi e 33-ta pasi u eliminua në roundin e parë. Vetëm në vitin 2021 ajo arriti të fitoi medaljen e parë të arit në Kampionati e Botëror të Stambollit, kurse në Lojrat Olimpike të 2020-tës, humbi në finale ndaj boksieres irlandeze Kellie Harrington.

Rusia ka qënë faktori i përbashkët ndaj narrativave të dëmshme në Lojrat Olimpike, duke përfshirë ato kundër Khelifit. Sipas amerikanes, Associated Press, “Rrjetet e dezinformimit të lidhura me Kremlinin kapën një përçarje rreth boksieres algjeriane Imane Khelif, e cila është përballur me pyetje të pabazuara në lidhje me gjininë e saj…Rrjetet ruse e përforcuan debatin, i cili shpejt u bë një temë trendi në internet.” Në vitet e fundit, Rusia ka përdorur çështjet sociale, si panikun mbi personat trans dhe komunitetin LGBT+ për të dëmtuar besimin në qeveritë përëndimore, dhe të infilturar mendimin publik si në Perëndim dhe tek aleatët e tyre. Situata e fundit me Lojrat Olimpike u bazuar në vendimin jo transparent të nje organizate nën ndikimin e shtetit rus, dhe më pas u amplifikua po nga një rrjet rus në mediat sociale. Khelif dhe spektatorët e Lojrave Olimpike janë viktimat e fundit e kësaj fushate dizinformimi.