Detaje nga MPB: Vajza mbi të cilën ra një dru në qendër të Shkupit është lënduar rëndë, edhe një tjetër person me lëndime

Ministria e Punëve të Brendshme dhe SPB Shkup, dje në ora 14:27 njoftuan se në bulevardin “Kliment Ohridski” në Shkup për shkak të kushteve të këqija atmosferike ka rënë një dru dhe ka lënduar dy kalimtarë, njoftoi MPB. Sipas kësaj Ministrie, lëndime të rënda janë konstatuar në vajzën të cilës i ra druri, transmeton Portalb.mk.

“Sipas denoncnimit, lëndime të rënda trupore ka marr; V.L (28) nga Prilepi, të konstatuara në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” Shkup, ndërsa lëndime ka marrë edhe A.A (35) nga Shkupi, të konstatuara në Spitalin e përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum i Ohrit”, njoftoi MPB.

Era e fortë në Shkup bëri që të rrëzohet një dru afër “Universitetit Evropian” në Shkup. Druri ra mbi një grua. Në terren kanë intervenuar zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta largojnë drurin dhe me ndihmë të shpejtë guraja është dërguar në spital.