Debat publik në Kuvendin e RMV-së për propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Kodit penal

Komisioni kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive në mbledhjen e sotme të 51-të do të mbajë Debat publik rreth Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Kodit Penal, raporton MIA.

Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Kodit penal është parashtruar nga deputetët Bojan Stojanoski, Ljupço Prenxhov, Toni Jarevski, Brane Petrushevski, Dragana Bojkovska, Dafina Stojanoska, Igor Zdravkovski, Lidija Petkoska dhe Martin Stojanovski.

Siç ceket në kumtesën e publikuar në ueb faqen e Kuvendit, qëllimi është miratimi i këtij ligji është harmonizimi i Kodit penal, mënjanimi i dobësive në dispozitat e caktuara dhe veprimi në pajtim me Vendimin e Gjykatës kushtetuese nga 12 shkurti 2025 publikuar në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 58/25. Tendenca e ndryshimeve dhe plotësimeve të propozuara ligjore, siç ceket, është avancimi i dispozitave për subjektet ligjore dhe ashpërsimin e politikës ndëshkuese përmes rritjes së dënimeve të caktuara për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit” nga neni 353, “Bashkim kriminel” nga neni 394.

“Në këtë mënyrë, do të mënjanohen dobësitë e vërrejtura në dispozitat e përhershme të këtyre veprave penale, posaçërisht në ashpërsimin e politikës ndëshkuese në drejtim të realizimit të serishëm të funksionit të saj preventiv dhe respresiv. Njëherit, me këtë qasje do të veprohet në pajtim me vërejtjet në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2023 dhe sërish do të vendoset kornizë juridike reale dhe e mirë për përforcim të luftës kundër korrupsionit të lartë.

Ceket se gjatë përgatitjes së këtij Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Kodit penal është përdorur analiza komparative e përgatitur në Kuvendin e RMV-së.

“Duke u nisur nga keqpërdorjet e privatësisë dhe zbrazëtirave të konstatuara juridike në dispozitat ekzistuese të Kodit penal gjatë zbatimit të tyre në praktikë, pa dyshim u imponua nevoja për vendosje të veprës së re penale përkatësisht inkriminimit të ‘Keqpërdorimit të xhirimit të huaj, fotografisë, audio incizimeve apo shkrimeve me përmbajtje seksuale-eksplicite’. Me atë, vepra e propozuar penale në subjektin ligjor si objekt i mbrojtjes e ka privatësinë, ndërsa elementi i veprimit të kryerjes paraqet kryesi i personit të tretë t’i bëjë xhirim të kapshëm vide apo tjetër, fotografi, incizim audio apo shkrim me përmbajtje seksuale eksplicite, pa pajtimin e personit të cilit ai shkrim i referohet, përkatësisht pa pajtimin e personit i cili është shfaqur në xhirim, fotografi apo zëri i të cilit është incizuar audio”, thuhet në Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Kodit penal.

Me Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Kodit penal është përfshirë edhe dispozita për konfiskimin e zgjeruar, do të thotë neni 98-a, në drejtim të zgjerimit të përfshirjes së veprave penale për të cilat ajo mund të zbatohet. Me dispozitat e propozuara të përmbajtura në Propozim-ligj bëhet edhe përputhja me Konventën e Stambollit, përmes ridefinimit të veprës penale “Lëndim trupor” nga neni 130 i Kodit penal me mënjanimin e ndjekjes së lëndës në raste kur vepra është kryer gjatë ushtrimit të dhunës së bazuar gjinore, dhunës ndaj grave apo dhunës familjare apo nga urrejtja ose ndaj personit i cili është posaçërisht i ndjeshëm për shkak të moshës së tij, pengesave të rënda trupore apo shpirtërore apo shtatzënia, me çka kjo formë e veprës do të ndiqet sipas detyrës zyrtare në pajtim me dispozitat e Konventës së Stambollit.

“Për shkak të dobësive të vërejtura në praktikë, ndërkaq me qëllim të tejkalimit të tyre propozohet edhe futja e dy formave të reja tek vepra penale ‘Tregti me fëmijë’, për shkak të tejkalimit të gjendjeve me lypësit. krahas këtyre propozim ndryshimeve dhe plotësimeve, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Kodit penal përmban edhe ndryshime të cilat janë urgjente, ndërkaq kanë karakter të sqarimit teknik dhe përmirësimit të disa dispozitave të caktuara dhe atë tek, burgu shtëpiak, dënimi me kusht me mbikëqyrje të mbrojtur dhe konfiskimi i zgjeruar. Nga ajo që është cekur, qartë del se Propozimi i Ligjit dhe në të zgjidhjet e përmbajtura ligjore janë të domosdoshme si mekanizma juridik për t’u mënjanuar pasojat e ardhshme eventuale nga ndryshimet e miratuara ligjore të Kodit penal në shtator të vitit 2023, ndërkaq njëherit edhe për shkak të përmbushjes së standardeve evropiane dhe ndërkombëtare në përgjithësi”, ceket në arsyetim.

Propozim ligji përmban edhe dispozita për harmonizim të veprave penale kundër sigurisë në komunikacion dhe marrja e lëndëve me pakon e propozim ligjeve lidhur me projektin “Safe city”.