Çrregullimi bipolar te fëmijët nuk është i njëjtë si te të rriturit
Çrregullimi bipolar te fëmijët dhe adoleshentët vërehet dukshëm nga ai i të rriturve. Sipas Klinikës Klivlend, të rriturit me çrregullim bipolar shpesh kanë episode më të theksuara të depresionit që zgjasin një javë ose më shumë. Te fëmijët dhe adoleshentët, këto faza mund të jenë më delikate dhe ndryshimet nga një episod në tjetrin mund të ndodhin më shpejt, transmeton Panacea.
Për shembull, një fëmijë mund të shfaqë periudha lumturie, shpërthime zemërimi dhe të qara brenda një dite, shpjegojnë psikologët.
Çrregullimi bipolar dallohet nga luhatjet tipike të disponimit dhe ulje-ngritjet përmes së ciliave kalon çdo fëmijë. Ndryshimet e humorit në çrregullimin bipolar janë më ekstreme, shpesh të paprovokuara dhe përfshijnë:
- ndryshime në rutinën e gjumit
- ndryshime në nivelet e energjisë
- probleme me përqendrimin dhe aftësinë për të menduar qartë.
Gjithashtu, simptomat e çrregullimit bipolar mund ta bëjnë të vështirë që një fëmijë të ketë sukses në shkollë ose të shoqërohet me miqtë dhe anëtarët e familjes. Disa fëmijë dhe adoleshentë me çrregullim bipolar mund të përpiqen të dëmtojnë veten ose të tentojnë vetëvrasje, prandaj është e rëndësishme që simptomat të njihen më herët.