Çmimet e shërbimeve hotelerike në RMV janë rritur me pesë përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar
Në korrik, çmimet e shërbimeve hotelerike u rritën me pesë përqind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS), transmeton Portalb.mk.
Çmimet e shërbimeve të akomodimit në korrik 2025 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar janë rritur me 5.0%.
Çmimet e shërbimeve të akomodimit në periudhën janar – korrik 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë rritur me 5.3%, derisa krahasuar me dhjetorin e vitit 2024 rritja është 1.6%.
Çmimet në hotelieri, sipas grupeve, në korrik të vitit 2024 krahasuar me qershorin e vitit 2024 janë rritur për:
- 0.4% tek ushqimi
- 1.6% te pijet alkoolike
- 0.9% te pijet joalkoolike
- 0.2% te netët e kaluara
Në muajin qershor, çmimet u rritën për 4.5 përqind poashtu në shërbimet hotelerike.