Chelsea me trajner të ri

Chelsea ka emëruar zyrtarisht Liam Rosenior si trajnerin e ri. Tekniku anglez pason në këtë detyrë Enzo Maresca-n, duke nënshkruar një kontratë që zgjat deri në vitin 2032, raporton Klan.

Rosenior vjen pas një përvoje në Francë me skuadrën e Strasburgut, ku arriti kualifikimin në garat evropiane. Më parë, karriera e tij si trajner është zhvilluar në Angli pranë klubeve Hull City dhe Derby County.

Në deklaratën e tij të parë zyrtare, trajneri theksoi synimin për të fituar trofe dhe rëndësinë e punës në grup.

Ai u shpreh i gatshëm për të nisur punën menjëherë me synimin për të përfaqësuar denjësisht klubin. Rosenior vuri gjithashtu theksin te roli i tifozëve si një element kyç i identitetit të Chelsea-t.

Debutimi i trajnerit të ri, do të jetë në transfertë ndaj Fulham, në duelin e javës së 21-të në Premier League.