Bogojeski u largua nga posti i drejtorit të Agjencisë për Programe Arsimore Evropiane, presioni i mediave dhe BE-së dha rezultat
Drejtori aktual i Agjencisë Kombëtare për Programet Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmërinë, e cila menaxhon programin Erasmus+, Petar Bogojeski, nuk do ta drejtojë këtë institucion, por do të marrë një pozicion të ri si pjesë e koalicionit qeverisës. Kjo vjen dy muaj e gjysmë pasi ai u emërua drejtor. Ai e njoftoi vetë këtë, duke ndarë një foto me kryeministrin Hristijan Mickoski, në të cilën tregoi se kjo ishte një çështje e rënë dakord midis partnerëve të koalicionit, transmeton Portalb.mk.
Pas emërimit të tij, Komisioni Evropian tha se do të kërkonte shpjegim nga ministrja e Arsimit Vesna Janevska për emërimin e Bogojeskit, pasi pati reagime publike ndaj pikëpamjeve të tij të shprehura në mediat sociale.
Informacioni se Bogojeski do të merrte pozicionin drejtues të Erasmus+, duke zëvendësuar Marko Gjorgievskin, u njoftua në fillim të prillit, ndërsa ai mori detyrën më 15 maj.
Për emërimine tij pati reagime të shumta, përshkak të gjuhës fyese të tij Së fundmi Racin.mk reagoi ndaj sjelljes së tij dhe i vlerëson ato si të papërshtatshme dhe në kundërshtim me kodin etik të funksionarëve të zgjedhur dhe të emëruar publikë në lidhje me komunikimin me mediat.
Në kundërshtim të plotë me standardet dhe parimet etike për komunikim me publikun, Petar Bogojeski vazhdoi me komunikim të papërshtatshëm në rrjetet sociale, një praktikë që e kishte edhe kur ishte funksionar partiak.
Bogojeski është njohur prej kohësh për deklaratat e tij shoviniste, termat fyese, gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin.
Do të kujtojmë edhe qëndrimin e Delegacionit të BE-së (DBE) në vendin tonë, i cili, në përgjigje të një pyetjes nga stafi i redaksisë Portalb.mk, nga Delegacioni deklaruan se kanë vënë në dukje, siç thonë ata, “shqetësimet e rëndësishme të Komisionit Evropian në lidhje me disa nga aktivitetet dhe deklaratat e tij publike”.
“Presim që Drejtori i një Agjencie Nacionale që menaxhon një program kyç të BE-së të mbështesë vlerat themelore të BE-së, të cilat përfshijnë respektimin e dinjitetit dhe të drejtave të njeriut, lirinë, demokracinë, barazinë dhe sundimin e ligjit, ne do diskutojmë këto çështje edhe me Ministrinë e Arsimit”, porositën nga delegacioni i BE-së në Shkup.
Lidhur me të gjitha këto, që lidhen me sjelljen e Petar Bogojeskit, redaksia e Racin.mk i dërgoi letër Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe ministrit të Qeverisjes së Mirë me disa pyetje për të cilat presin përgjigje.
“Ne dërguam letra në lidhje me reagimin dhe përmbajtjen e tij te Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Këshilli i Etikës në Media në Maqedoni, Sindikata e Gazetarëve të Maqedonisë, si dhe te Delegacioni i BE-së në vendin tonë”, thonë nga Racin.
Kujtojmë se, ardhja e Bogojeskit në krye të ANPAEM u cilësua nga opinioni si skandaloze për faktin se qëndrimet e tij nuk përkojnë me qëllimet e institucionit ku ai është emëruar. Partitë opozitare shqiptare e vlerësuan si “provokim në dëm të bashkëjetesës dhe perspektivës evropiane”, ndërkaq koalicioni shqiptar në pushtet VLEN nuk e cilësoi si shqetësim emërimin e Bogojeskit për drejtor.