Autoritetet Amerikane kërkuan shpërbërjen e Google, vlerësuan se ka krijuar monopol të paligjshëm

Shtetet e Bashkuara thanë ditën e Marte se mund ti kërkojnë gjykatës të detyrojë Alphabet të shesë pjesë të biznesit të saj si shfletuesi Chrome dhe sistemi operativ Android duke shtuar se po përdoren për të mbajtur një monopol të paligjshëm në kërkimin online, raporton PCW.

Në muajin Gusht një gjykatë arriti në përfundimin se Google, motor kërkimi që dominon 90 përqind të kërkimit online në SHBA, ka krijuar monopol.

Departamenti i Drejtësisë propozoi masa ndaj kompanisë, lëvizje e cila mund të ndryshojë tërësisht mënyrën sesi Amerikanët gjejnë informacion në internet duke goditur të ardhurat e Google dhe krijuar hapësirë për rritjen e konkurrentëve.

“Për eliminimin e dëmeve të shkaktuar nga ky monopol kërkohet që Google jo heqë dorë nga kontrolli i përhapjes së informacionit sot, por edhe në të ardhmen,” tha Departamenti i Drejtësisë.

Mes propozimeve është edhe mos lejimi i kompanisë të zgjerojë dominimin e saj në biznesin e inteligjencës artificiale. Departamenti mund ti kërkojë gjykatës që të ndalojë praktikën e Google ku paguan kompani të ndryshme në mënyrë që motori i kërkimit të saj të jetë zgjedhja e parë në pajisjet e tyre.

Google pagoi 26.3 miliardë dollarë tek Apple në mënyrë që motori i saj i kërkimit të jetë i pari në pajisjet dhe softuerët e Apple. Gjiganti i kërkimit online tha se do të apelojë dhe dominimi që ka krijuar ka ardhur si rezultat i cilësisë së produkteve që ofron.