Artistët nga Maqedonia e Veriut do të jenë pjesë e Rezidencës Artistike Ndërkombëtare “Ulpiana Art”  

Instituti i Kosovës për Siguri dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare nesër, e premte (11 tetor), bën hapjen e Rezidencës së parë Artistike Ndërkombëtare në Kosovë “Ulpiana Art” më e madhja në Trojet Shqiptare dhe më gjerë, njofton Portalb.mk.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë mbi 50 artistë Kombëtar dhe Ndërkombëtar në studion e dizajnerit Emre Ismajli.

Foto e marrë nga menaxheri i projektit Anton Krasniqi-logo e manifestimit
Foto e marrë nga menaxheri i projektit Anton Krasniqi, logo e manifestimit

Pjesmarrës në këtë Rezidencë Artistike do jenë edhe artistët nga Maqedonia e Veriut:

  • Berat Zulbehari
  • Safet Spahiu
  • Tatjana Antevska
  • Jasmina Kerstovska

Piktori Safet Spahiu për Portalb.mk tha se në këtë manifestim i cili do të mbahet në Prishtinë nga data 11-14 tetor, artistët e vendeve të ndryshme të botës do të realizojnë punime artistike duke përdorur teknika të ndryshme në realizim të veprave. Ato do të ekspozohen më 14 tetor në Prishtinë.

“Jam i privilegjuar të jem pjesëmarrës në Ulpiana Art ku do të kam mundësi të krijoj kontakte me artistë pjesëmarrës, të punojmë sëbashku si dhe natyrisht të shkëmbejmë eksperienca profesionale në fushën e arteve vizuale”,  tha Spahiu.

Ky event është mbështetur nga Ministria e Kulturës së Republikës së Kosovës, Ministria për Kulturë dhe Sport e Republikës së Kosovës  dhe Komuna e Prishtinës.