Nesër në Shkup bllokohet përkohësisht numri 192, qytetarët të lajmërohen në 112

Numri i telefonit 192 i Policisë, për arsye teknike nesër (14.10) nga ora 08:00 deri në 10:00 nuk do të funksionojë në Shkup, njoftoi Ministria e  Punëve të Brendshme (MPB), transmeton Portalb.mk.

Nga MPB shtojnë se qytetarët gjatë kësaj periudhe mund të lajmërohen falas në numrin e telefonin 112 dhe për të denoncuar ngjarje.

Informacioni ka të bëjë vetëm me funksionimin e numrit 192 në rajonin e Shkupit, ku pritet që ky numër telefonik të rikthehet në funksion pas orës 10:00.