Arkivi i Maqedonisë së Veriut dhe muzeu nga Shqipëria me ekspozitë për vëllezërit Manaki

Me një kalendar të pasur vjetor aktivitetesh, ky muze po bëhet gati të hapë, në bashkëpunim me Arkivin e Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ekspozitën e vëllezërve Manaki, raporton VizionPlus. Digjitalizimi dhe konservimi është një proces tjetër i rëndësishëm, sikurse konfirmon vete Drejtorin i Muzeut, Lucjan Bedeni.

Turistët që e vizitojnë, sipas tij, janë nga e gjithë bota dhe përshtypjet e tyre për muzeun janë mbresëlënëse.

Familja Marubi përcolli përmes fotografive periudha të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, si gjatë periudhës së perandorisë osmane, periudhës së Mbretit Zog dhe regjimit komunist.

Kur viziton Shkodrën është e pamundur të mos bësh një ndalesë në një prej objekteve më të veçanta historiko-kulturore, që gjendet në qendrën historike të këtij qyteti, si muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi”, ku gjenden mbi 500 mijë negativë që dokumentojnë periudha e ngjarje historike të Shqipërisë dhe jo vetëm.

Vit pas viti ky muze po thyen rekorde sa i përket vizitueshmërisë.