Arif Asani është shkarkuar nga posti zëvendës drejtor i BSP-së, në vend të tij do të jetë Arben Jashari

Nga Ministria e Punëve të Brendshme për TV21 konfirmojnë se Arif Asani është shkarkuar nga pozita e zëvendësdrejtorit të Byrosë për Siguri Publike. Nga MPB njoftojnë se Arben Jashari është emëruar për zv.drejtor në BSP.

“Të nderuar, ju njoftojmë se nga data 11.05.2023 Arben Jashari, i cili vjen nga Qendra e Trajnimeve të MPB-së, është caktuar në pozitën e zëvendësdrejtorit të BSP-së në vend të Arif Asanit”, thonë nga MPB për TV21.

Arif Asani zv.drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare është që nga gushti i vitit 2019. Emri i Asanit kaloi në Qeveri në gusht, ndërkohë që puna e tij zyrtarisht filloi më 1 shtator, me mandatin e vetë Agjencisë për Siguri Kombëtare. Emri i Asanit u propozua nga drejtori i ASK-së Viktor Dimovski