Sonte (9 maj), Ansambli Muzikor i Tetovës do të sjellë mbrëmje muzikore me Kuartetin Ataka, raporton Portalb.mk.
Programi muzikor do të ndërthur tinguj bashkëkohorë dhe klasikë si: Ana Pandevska – Civilized Primitivism, Stefan Gajdov – String Quartet in C minor dhe Goce Gavrilovski – String Web.
Në skenë do të ngjiten: Yllza Baftiari, Maja Mihajlovska, Eva Bogoevska dhe Marija Trajkovska Ilieva.
“Ejani të përjetojmë së bashku magjinë dhe elegancën e muzikës së kamertale”, thonë nga Ansambli Muzikor i Tetovës.
Koncerti do të mbahet në ora 19 te Salla e Fakultetit të Arteve (Qendra për Kulturë – Tetovë).
Kujtojmë se për këtë Ansambël së fundmi në opinion është hapur debat i madh publik dhe politik për shkak se Strategjia Kombëtare për Zhvillimin e Kulturës për periudhën 2026–2030, nuk përjashton riorganizimin e tij, çka u kundërshtua fuqishëm nga vetë institucioni dhe artistët.