Angellov kërkon vendkalim për këmbësor ose ndërtimin e një rrethrrotullimi në bulevardin Serbia te qendra tregtare Xhevahir (VIDEO)

Qytetarët e lagjes Aerodrom të Shkupit kanë nevoja të cilat u adresuan te Qendra për Menaxhim me Kriza të cilët më pas u dorëzuan si kërkesa te Qyteti i Shkupit, që të rregullohet sa më shpejt të jetë e mundur një vendkalim për këmbësor apo të ndërtohet një rrethrrotullim në bulevardin Serbia te qendra tregtare Xhevahur. Nga QMK vlerësojnë se, vendkalimi për këmbësor nuk do ta zgjidhë më së miri problemin, por për këtë u bëjnë thirrje profesionistëve të trafikut ta zgjidhin atë, transmeton Portalb.mk.

Drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov në një video deklaratë dërguar mediave, tha se, në bulevardin Serbia, para qendrës tregtare të sapohapur Xhevahir Mall, që është pjesë e kompleksit Sky City, që përbëhet prej katër rrokaqiejve, nuk ka siguri.

Ai tha se, për shkak të kalimit të qytetarëve në rrugët e pashënuara, ata i ekspozohen rreziqeve.