Alarm për bombë në aeroportin e përbashkët francez-zviceran Basel-Mulhouse, pasagjerët janë evakuuar

Pasagjerët që ishin në aeroportin e përbashkët francez-zviceran Basel-Mulhouse, janë evakuuar, transmeton KlanKosova.

Kjo është bërë për të shmangur rrezikun, pasi ka pasur një alarm për bombë.

Në pamjet e publikuara nga Klan Kosova, shihen shumë pasagjerë që qëndrojnë jashtë objektit të aeroportit.

Është e paqartë nëse mbyllja e aeroportit lidhet me ndërprerjet e rrjetit të trenave diku tjetër në Francë.

“Terminali duhej të evakuohej dhe aktualisht është i mbyllur. Operacionet e fluturimit janë pezulluar përkohësisht. Pasagjerëve u kërkohet të kontaktojnë linjën e tyre ajrore për informacion në lidhje me fluturimin e tyre”, thuhet në deklaratën e Aeroportit, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Na vjen keq për këtë shqetësim; është për sigurinë e pasagjerëve dhe punonjësve”.

Aeroporti, i njohur gjithashtu si EuroAirport Basel-Mulhouse-Freiburg, është në kufirin e Francës dhe Zvicrës dhe e quan veten “aeroporti i vetëm dykombëtar në botë”.