Aksion artistik: Kurth për antivakserët

Qendra për Arte Bashkëkohore sot vendosi instalim në Porta Bunjakovec, në formë të kurthit për minj, në të cilën ishin të shkruara dezinformata rreth vaksinimit, njofton Portalb.mk.

Autor i aksionit artistik është Lubisha Kamenjarov, i cili synon ta tregojë joshjen e lajmeve të rreme antivakserike, tek të cilat “bien” qytetarët që nuk janë në gjendje të njohin lajmet e rreme.

Deinformatat të cilat u debutuan përfshinin se vaksinat shkaktojnë autizëm dhe sterilitet, se ato përmbajnë substanca toksike, se imuniteti natyror është më i mirë se vaksinimi dhe të tjera.

“Aksioni ‘Kurth për antivakserët’ i kushtohet luftës me lajmet e rrejshme dhe dezinformatat të cilat u dedikohen vaksinave dhe në këtë mënyrë paraqesin kanosje serioze për shëndetin publik të secilit prej nesh. Lëvizja antivakserike çdo ditë po përforcohet në Maqeoni dhe rajon, ede atë kryesisht si rezultat i lajmeve të rrejshme dhe dezinformatave të lidhura me vaksinat, të cilët çdo ditë i pushtojnë rrjetet sociale dhe hapësirën onlajn. Rezultat dështues kemi mund të shohim edhe këtë pranverë, kur Maqedonia u ballafaqua me kanosje serioze nga shpërthimi i epidemisë së sëmundjes së lisë ose më e njohur si kolla e keqe”, thonë nga Qendra për Arte Bashkëkohore.

Instalimi është pjesë e një sërë aksioneve artistike të grupit Aksione artistike urbane, përmes të cilëve artisë nga Maqedonia përfshihen në luftën kundër lajmeve të rrejshme dhe dezinformatat.

Aksioni u organizua nga Qendra për Arte Bashkëkohore, KUP – Qendra për gazetari hulumtuese dhe Radioja kombëtare Kanal 77, ndërsa u mbështet nga Programi për aktivizëm digjital i TechSoup Global.