Agjencia për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar i ka dhuruar Xhamisë së Haraçinës automjet transportues

Agjencia për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar ka paraparë dhe vënë në procedurë dhënien e automjetit transportues për shërbimet e xhamisë “Rezistenca”, Komuna e Haraçinës, njofton Portalb.mk.

“Ky është donacioni i radhës sepse Komuna e Haraçinës nuk është një “fshat i harruar” por është një Komunë që meriton dhe ka nevoja të panumërta për përkujdesje, pikërisht nga institucionet e shtetit, prandaj bashkëpunimi im me qytetarët do te jetë i vazhdueshëm. Aktivitetet tona do të vazhdojnë nuk do te ndalemi këtu!”, thotë drejtori i Agjencisë, Driton Nebiu.

Pas reagimeve në opinion, Agjencia ka dërguar njoftim shtesë duke theksuar se kanë të drejtë ligjore të dhurojnë mallra të sekuestruara.

“Ne si Agjenci jemi të përkushtuar që t’u përgjigjemi të gjitha kërkesave nga ana e institucioneve që vijnë te ne si institucion shtetëror. Agjencia për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar ka të drejtë ligjore të dhurojë mallra të sekuestruara në të gjitha institucionet shtetërore, dhe për këtë qëllim Agjencia del në krah për të ndihmuar në përputhje me rregulloret ligjore të gjithë qytetarëve dhe institucioneve shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas kërkesës të bërë nga ana e “Marrëdhëniet me komunitetet fetare” të Bigorski Manastir të Shën Jovan Krstitel, kemi vendim ligjor që tashmë ka kaluar në bordin drejtues dhe pritet pëlqim nga qeveria për t’i dhuruar ne këtë institucion fetar.

Sipas dokumentit të publikuar, Agjencia duhet t’i japë kishës 1 abazhur, temjan, mobile kishtare, dhe objekte tjera.