9 migrantë vdiqën pasi varka u përmbys në lumin mes Serbisë dhe Bosnjës

Të paktën nëntë migrantë të parregullt kanë humbur jetën sot pasi varka e tyre është përmbysur ndërsa po përpiqeshin të kalonin Lumin Drina nga Serbia në Bosnjë dhe Hercegovinë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, tha se varka është përmbysur gjatë natës dhe deri më tani janë nxjerrë tetë trupa, ndërsa një trup tjetër është gjetur në anën boshnjake.

Daçiq tha se 16 nga të mbijetuarit ishin sirianë dhe dy shtetas egjiptianë.

Të gjithë të mbijetuarit janë transferuar në spitalet në afërsi.

Ndërkohë, është duke vijuar procesi i identifikimit të migrantëve të vdekur.