Zjarr në tre shtëpi në Draçevë të Shkupit

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njoftoi se sonte ka shpërthyer zjarr në një konstruksion të kulmit nga një barakë (shtëpi) në rrugën “Branko Zarevski”, në Draçevë të Shkupit, pas çka u ka shpërndarë edhe në dy shtëpi tjera, transmeton Portalb.mk.

“Për momentin zjarri është shpërndarë dhe janë përfshirë tre baraka (shtëpi). Intervenojnë 15 zjarrfikës me 6 automjete. Ekipet e zjarrfikësve nga Qyteti i Shkupit ende janë në terren”, njoftojnë nga QMK.

Nga Brigada e Zjarrfikësve plotësisht njoftuan se zjarri është lokalizuar dhe nuk ka të lënduar, por vetë dëme materiale.